Pedagogu Roland Qafoku është shprehur se kreu i qeverisë Edi Rama e do të pastër partinë e tij, larg SPAK.
Në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se Rama me këtë opozitë mund të bëjë ç’të dojë.
“Rama e bëri pastrimin e parë në parti e shkriu të gjithë sekretariatin. Ripërtëritja e kabineteve të Ramës kanë qenë të befasishme. Rama me këtë opozitë bën çfarë të dojë. Saimir Tahiri kishte mbështetje, kush e mbështet Ahmetajn në PS? Në aspektin juridik është personale.
Deklarata e Ramës në lidhje me kabinetin qeveritar është e pamjaftueshme. Çfarë zbuloi Rama që e lëshoi Ahmetajn”- tha ai.