Kryeministri Edi Rama mbajti një deklaratë për mediat nga Tepelena, aty ku përfundoi mbledhja informale dy ditore e qeverisë.
Ai tha se beson se kanë realizuar disa qëllime të rëndësishme, ndërsa sqaroi se kanë vendosur dhe disa piketa në mënyrë që sezonin e ri ta nisin me një impuls të ri, por dhe me rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisëse.
Rama nënvizoi se do të rrisin rolin e zv. ministrave dhe të tjerëve në qeveri për vendimmarrjen.
“Do të krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj, me botën akademike, me organizatat ndërkombëtare, por edhe me individë që kanë çfarë të na mësojnë qoftë brenda dhe jashtë vendit,” – u shpreh Rama.