“Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes”, Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës

Shqipëria

“Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes”, Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 14:30
Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Tepelena për riorganizim të procesit qeverisës.

Bardhi deklaron se makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët.

Sipas tij, e vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.

“Rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë, nga largimi i kreut të qeverisë më të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar në Europë, me vendosjen para drejtësisë të të korruptuarve.

Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët.

Sot Edi Rama është kreu i një grupi parlamentar që ka në përbërje të tij një të arratisur të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia.
Shqiptarët kërkojnë zgjidhje. E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar”
, deklaron Bardhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat