Unioni i Transportit Publik njofton se duke nisur nga dita e hënë shërbimet e transportit publik në qarkun e Tiranës për të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojnë me mjete të reduktuara.
“Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur kohët e fundit.
Ne kemi ngritur shqetësimet tona, kemi diskutuar problemet me të cilat përballet shërbimet tona dhe kemi paraqitur zgjidhje të mundshme, por për fat të keq asnjë masë parandaluese apo reagim nuk është marrë për të zbutur situatën.”- thuhet në njoftimin e tyre.
Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse që urgjentisht të nisin një dialog konstruktiv dhe kuptimplotë për të adresuar shqetësimet financiare dhe sfidat operacionale që po prekin shërbimet e tyre.