Shpërdoruan detyrën dhe kultivuan drogë, e pësojnë katër ish-efektivë policie

Shqipëria

Shpërdoruan detyrën dhe kultivuan drogë, e pësojnë katër ish-efektivë policie

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Pas një hetimi 2 vjeçar, me metoda speciale hetimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbuluar se katër ish-punonjës policie kanë shpërdoruar detyrën.

Ku, dy prej tyre janë përfshirë dhe në kultivim të lëndëve narkotike.

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për efektivët.

Dy prej tyre kanë përfunduar në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat