Gjendet e vdekur në banesën e saj një grua, dalin detajet e para

Shqipëria

Gjendet e vdekur në banesën e saj një grua, dalin detajet e para

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Patos.

Sipas burimeve zyrtare, në lagjen “1 Maji” në Patos është gjetur e vdekur në banesë shtetasja L.G., rreth 63 vjeçe.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimi zjarrfikës dhe grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.

Sipas informacioneve të para, nga era e rëndë që është përhapur rreth banesës, dyshohet se kjo shtetase ka ditë që ka ndërruar jetë pasi trupi është drejt dekompozimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat