Autori i ngjarjes së mbrëmshme në fshatin Zëmblak të Maliqit është gjetur i vrarë nga policia.
Dyshohet se Gjergj Mullalli i cili vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Luiza Mullalli në banesë është vetëvrarë me të njëjtën armë.
Ai ishte në arrati.
KjLuiza Mullalli, u vra nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli dhe u hodh në gropën septike. Luiza ishte nënë e tre fëmijëve, përkatësisht dy vajzave të moshave 24 dhe 23 vjeç dhe një djali 21-vjeçar.
Familjarët thonë se çifti ishte në proces divorci dhe prej muajit Nëntor viktima kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës.