Në kërkim pas vrasjes së bashkëshortes, gjendet i vdekur Gjergj Mullalli! Policia: Hapi zjarr ndaj efektivëve dhe më pas u vetëvra

Shqipëria

Në kërkim pas vrasjes së bashkëshortes, gjendet i vdekur Gjergj Mullalli! Policia: Hapi zjarr ndaj efektivëve dhe më pas u vetëvra

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 11:10
Gjergj Mullalli

Gjendet i vdekur Gjergj Mullalli.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Mullalli është gjetur i vdekur në shtëpinë e kushëririt të tij, një shtetasi me inicialet F.M..

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim arrestimin e Mullallit, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin e tij në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme për t’u dorëzuar, ai ka qëlluar ndaj vetes duke u vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat