Aksident në rrugën Fier-Kallm/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Shqipëria

Aksident në rrugën Fier-Kallm/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në rrugën Fier-Kallm pranë qendrës tregtare ‘Viva’.

Një automjet tip “Fiat Punto” la dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Drejtuesi i automjetit ka arritur të dal pa dëmtime të rënda nga automjeti, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia rrugore dhe një mjet zjarrëfikës.

Grupi hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje po kryen veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat