Konflikti për çështje pronash mes familjeve në Hamallaj, ka nisur për një rrugë në lagjen “Hidrivor Hamallaj”. Sipas dëshmisë së dhënë përpara grupit hetimor, kryefamiljari Pjetër Kaçi, 80-vjeç, ka qenë duke ecur, kur vëllezërit e familjes Nikolla i kanë zënë rrugën.
Martin Nikolla, me profesion punonjës Garde, e ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë duke qëlluar në ajër.
Pasi ka shkuar në shtëpi, 80-vjeçari u ka treguar djemve se çfarë kishte ndodhur.
Këta të fundit, të pajisur me mjete të forta dhe leva hekuri, janë përplasur me vëllezërit e familjes Nikolla.
Punonjësi i gardës është dhe shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla.