“Do vras gruan dhe me pas do vras veten” – kështu është shprehur në një letër Gjergji Mullalli, letër e gjetur në vendin e ngjarjes nga grupi i hetimit.
Gjergji Mullalli një natë më parë ka vrarë në banesë bashkëshorten e vet 46-vjeçare Luiza Mullalli ndërkohë që dy ditë më parë ka hyrë në banesën ku jetonte bashkëshortja e tij dhe ka thyer orenditë.
Një ditë më pas është rikthyer një ditë më vonë pasi ka gjetur të vetme në shtëpi 46-vjeçaren Luiza Mullalli, të cilën e ka qëlluar me 4 plumba, 3 prej të cilëve në gjoks, duke e lënë të vdekur në vend.
Burime bëjnë me dije se autori e ka marrë viktimën në krah për ta hedhur në gropën e ujërave të zeza të banesës, duke mos lënë shumë gjurmë në vendin e ngjarjes.
Pasi ka vrarë bashkëshorten, ditën e sotme 50-vjeçari Gjergji Mullalli në shtëpinë e kushëririt të tij i cili jeton në emigracion ka vrarë dhe veten.