Pse “Metamorfoza”? Si u frymëzua policia te libri i Kafkës për të koduar operacionin e SPAK!

Shqipëria

Pse “Metamorfoza”? Si u frymëzua policia te libri i Kafkës për të koduar operacionin e SPAK!

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 15:27
Pse “Metamorfoza”? Si u frymëzua policia te libri i Kafkës për të koduar operacionin e SPAK!

Operacioni “Metamorfoza”, i zhvilluar nga SPAK dhe Policia e Shtetit çoi në arrestimin e Pëllumb Gjokës, Astmer Bilalit dhe personazheve të tjerë të botës së krimit në Lezhë dhe Shkodër si dhe dy zyrtarët e Drejtësisë Xhevahir Lita e Olti Bistri.

“Metamorfoza” ishte një emër simbolik dhe shumë domethënës i këtij operacioni, pasi prokurorët morën shkak nga profili që kishin në publik disa prej emrave të arrestuar.

Si Pëllumb Gjoka që nga njëra anë prezantohej si sipërmarës i sukseshëm në lojrat e fatit dhe investitor strategjik dhe nga ana tjetër si një personazh i lidhur me botën e erët të krimit të organizuar dhe si një financues vrasjesh.

Operacioni “Metamorfoza” mori spunto pikërisht nga libri i famshëm i Kafkës, “Metamorfoza”, ku përshkruan në mënyrë të saktë dhe rrënqethëse, transformimin që pëson brenda një nate njeriu Gregor Zamza.

Nga njeri ai kthehet në një krimb, një kavie e botës së errët dhe të zezë. Një shndërim i njeriut brenda një kohe të shkurtër dhe hyrjen e tij në një botë të erët, të pisët, kërcënuese dhe gjakatare.

Këtij njeriu që shpirti i tij i dhembshur, jeton brenda trupit të një insekti të përbindshëm, të shëmtuar dhe të neveritshëm njëherësh që shkakton pa pushim edhe dhimbje njerëzore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat