Autoriteti Kombëtar i Ushqimit asgjësoi rreth 4 mijë ton ushqime të cilat tregtoheshin me etiketa të falsifikuara.
Produktet i gjeti në një supermarket në qytetin e Korçës që pas kontrollit u bllokua.
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca foli për zero tolerancë sa i perket sigurisë ushqimore.
“Në qarkun e Korçës ne kemi kryer një aksion shumë të rëndësishëm. Kemi gjetur një supermarket të licencuar por që e kryente aktivitetin me mashtrime etiketash. Ky subjekt është bllokuar”, tha ajo.
Nga Pogradeci ku ishte bashkë me drejtues të task-focës për sigurinë ushqimore ministrja tha se kontrollet në hotele, restorante, pastiçeri, markete e fast foode nuk do te ndalen../abcnews.al/
“Shqipëria sot ka një monitorim të shtuar dhe objektiv shumë të qartë të sigurisë ushqimore. Aktivitete të tilla patjetër që do të bllokohen, por qëllimi i taskforcës nuk është penalizimi. Roli i saj është evidentimi, paralajmërimi, këshillimi dhe aty ku ka shkelje sigurisht do të marrim masa”, siguroi Krifca.
Në këto ditë te nxehta e me fluks të lartë pushuesish ministrja e Bujqësisë tha se autoritetet janë në terren për të garantuar ushqim cilësor për konsumatorët vendas e të huaj.