Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri këtë pasdite në Berat.
I riu është paraqitur në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, por nuk ka treguar si ka marrë plagën në këmbë.
Policia njofton se në momentet e para të marrjes në pyetje, ai ka refuzuar të japë shpjegime.
Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që ka nisur hetimi për identifikimin dhe kapjen e autorit (nëse nuk është vetëplagosur”.