Vatër e re zjarri në Kallm të Durrësit, detajet e para

Shqipëria

Vatër e re zjarri në Kallm të Durrësit, detajet e para

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 19:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka rënë në zonën kodrinore të Kallmit, mbi të cilat është vendosur dhe pika survejim-vrojtimit, të Marinës Detare.

Zjarri ka djegur bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa pranë vatrës nuk ka objekte që mund të rrezikojnë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikëset dhe Forcat e Policisë që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Era dhe terreni thepisur, kanë vështirësuar vënien nën kontroll të flakëve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit pasi është një zonë e papabanuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat