Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën shoferi

Shqipëria

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën shoferi

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 20:49
Policia

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në Kotë të Vlorës.

Policia bën me dije se rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kotë-Gjormë, shtetasi Italian G. F., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe  për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi G.F,  për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat