Aksi rrugor Levan – Fier rikthehet në funksion të plotë për udhëtarët, pas përfundimit të punimeve.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se rruga e re Levan-Vlorë është rikthyer për banorët e zonës totalisht e rikonstruktuar.
Ndër të tjera Rama shkruan se rruga iu ofrohet qytetarëve me standarde dhe me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.
“MIRËMËNGJES dhe me aksin e përfunduar Levan-Vlorë, i rikthyer në funksion të udhëtarëve me standarde, sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, ju uroj një ditë të mbarë ”, përfundoi Rama