SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, vjen reagimi nga Lulzim Basha

Shqipëria

SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, vjen reagimi nga Lulzim Basha

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:56
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e Inceneratorit të Tiranës, duke shprehur mbështetje të plotë, që drejtësia ti shkojë deri në fund kësaj çështje. 

Me anë të një statusi në Facebook, Basha thekson se ‘sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv’.

“Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro. Sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv. Shpreh mbështetjen e plotë dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, kësaj gangrene që shkatërron vendet e punës dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Qytetarët shqiptarë presin dhe meritojnë drejtësi, ata e dinë mirë që peshku qelbet nga koka”, shprehet Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat