Bardhi: Sekuestrimi i inceneratorit, hapi i domosdoshëm

Shqipëria

Bardhi: Sekuestrimi i inceneratorit, hapi i domosdoshëm

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 13:20
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka shkruar në një postim në Twitter se SPAK-u është në rrugën e duhur për të ndëshkuar çdo zyrtar të korruptuar.

Ai shkruan se sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por është i domosdoshëm për të bërë drejtësi në aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erion Veliaj.

“Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.

Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të berë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë”,-shkruan Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat