Një aksident është raportuar në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.
Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, dhe për pasojë makina me targa të Maqedonisë së Veriut është përplasur me bordurën mbrojtëse të rrugës dhe është përmbysur.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe zjarrfikës.
Aktualisht nuk raportohet për të lënduar.