Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë të Shtetit ka zbuluar një call center të paligjshëm në zonën e Selitës.
Burimet thonë se u arrestuan gjashtë persona, ndërsa një i shtatë me inicialet J. M u shpall në kërkim.
Operacioni i koduar “Selita Center” bllokoi 110 kompjuterë. Të dyshuarit mashtronin qytetarë italianë dhe grekë.
Në momentin e operacionit u konstatuan 56 punonjës në detyrë.
Akuzat ndaj të arrestuarve janë punësim i paligjshëm, mashtrim kompjuterik, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mashtrim me pasoja të rënda.
Dëmi i shkaktuar qytetarëve që kontaktoheshin nga ky call center është i papërcaktuar.
Burimet i thanë Anila Hoxhës se punonjësit u morën në pyetje dhe u lanë të lirë, ndërsa u arrestuan 6 personat që dyshohen se ishin përgjegjës turni dhe përgjegjës personeli.
Ata kishin përshtatur katin e dytë të një objekti duke e kthyer call center.