Hetimet për koncesionin e “check-up-it”/ SPAK merr në pyetje 70 të moshuar, ja çfarë pritet

Shqipëria

Hetimet për koncesionin e “check-up-it”/ SPAK merr në pyetje 70 të moshuar, ja çfarë pritet

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 10:47
SPAK ka thirrur të marrë në pyetje 70 të moshuar

Në kuadër të hetimit për koncesionin e “check up-it”, SPAK ka thirrur të marrë në pyetje 70 të moshuar.

Sipas informacioneve, mësohet se Prokuroria e Posaçme ka thirrur sot për të dëshmuar 70 qytetarë nga Elbasani.

Në flet-thirrjen e tyre bëhet fjalë se marrja e dëshmisë është në funksion të procedimit nr. 122 të vitit 2020.

Të moshuarit që pyeten veçmas, do t’i përgjigjen pyetjeve të hetuesve sa herë kanë kryer “check up-in”, dhe në çfarë qendrash e kanë kryer atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat