Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit pasi ka goditur për shkak të detyrës një efektiv të policisë.
67-vjeçari ka goditur me grusht efektivin e policisë brenda ambienteve të komisariatit. Ai është neutralizuar nga kolegët e efektivit dhe është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi në ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e policisë.