Vajza u gjet e vrarë te ‘Ura e Dajlanit’, reagon me tone të ashpra deputetja e PD-së: Ulëritëse për shoqërinë e familjen

Shqipëria

Vajza u gjet e vrarë te ‘Ura e Dajlanit’, reagon me tone të ashpra deputetja e PD-së: Ulëritëse për shoqërinë e familjen

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 12:47
Luljeta Prevza

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e grupit të grave parlamentare, Merita Bakiu ka reaguar pas vrasjes së 32-vjeçares, Luljeta Prevza të ura e ‘Dajlanit’ në Durrës, të cilën e ka quajtur si ngjarje ‘ulëritëse për shoqërinë e familjen’. Në një postim në Facebook, Bakiu shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave, teksa ka ngritur shqetësimin për vrasjen e grave.

Sakaq i  bën thirrje sistemit të drejtësisë për më shumë kujdes, dhe përgjegjësi për të mos pasur vendime të anuara.

Postimi i plotë:

Vrasja e grave në këtë vend është veçse lajm që përsëritet dhe nuk mbetet aktual mbi dy ditë.

Është drithëruese dhe keqardhëse. Është trishtuese dhe ulëritëse për shoqërinë e familjen.

Për një nënë sot jeta nuk do të jetë më e njëjtë… Një grua tjetër diku aty në mesin tonë e cila dhunohet dhe ka frikë të reagojë e denoncojë do të flejë e shqetësuar me mendimin se nesër edhe ajo mund të ketë të njëjtin fat.

Thirrje sistemit të drejtësisë për më shumë kujdes, përgjegjësi e profesionalizëm; për të mos pasur vendime të anuara e të motivuara apo vonesa të paarsyetuara që prodhojnë viktima e dhunues.

Ngjarje të tilla tregojnë se ka dështuar shoqëria, drejtësia, Policia, institucionet.

Ngushellime familjeve të viktimave.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat