Rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave kanë ardhur në rritje. Ekspertët besojnë se kjo rritje ka të bëjë dhe me rritjen e ndërgjegjësimit për ta denoncuar dhunën.
Në linjën kombëtare të këshillimit për gra dhe vajza çdo ditë 15- 20 gra telefonojnë për të kërkuar ndihmë.
Dhuna ende pranohet në heshtje dhe ajo denoncohet në rastet kur jeta është në rrezik.
Luarasi apelon që gratë dhe vajzat të telefonojnë në linjën kombëtare në numrin 116-117, për të marrë ndihmë në kohën e duhur.
Dhuna nuk duhet pranuar kurrsesi. Ekspertët thonë se dhuna nis me një episod për tu përshkallëzuar deri në marrjen e jetës.