Pak ditë më parë u miratua harta e re të çmimeve të referencës për apartamentet në kryeqytet. Ekspertët thonë se çmimet e reja do të shmangin informalitetin dhe shifrat fiktive për në tregun e pasurive të paluajtshme.
Qeveria rriti çmimin e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë, me qëllim afrimin e vlerës së tyre me tregun aktual të shitjes dhe blerjes së pasurive të paluajtshme.
“Me dryshimin e ri të çmimit të referencës qeveria ka ardhur më afër, çmimit të tregut. Marr shembull tek fusha aviacionit çmimi ka qenë 600 euro, i tregut ka qenë 1000-1200 euro. Kjo krijonte mundësi për abuzim, duke shënuar në shitjen e apartamentit, çmimin më të ulët dhe një pjesë kalonte dorazi, duke eleminuar teksat”- tha Velian Caka, ndërmjetësues pronash.
Rritja e çmimeve të referencës pritet të rrisë vlerës e taksës së pronës për qytetarët dhe bizneset. Taksa mblidhet nga pushteti vendor nëpërmjet faturave të ujësjellësit.
“Vlera rritet por nuk rritet çmimi, thjesht eleminohet pjesa që i japim lekët dorazi shitësit. Sepse faktorë të nuk kanë ndikuar, si përshembull rënie e euros.4- preken vetëm ata që kanë abuzuar, çmimi në treg ky ka qenë, ajo ka qenë 600 euro dhe ata e shënonin më pak për të mos paguar taksat”- theksoi Velian Caka, ndërmjetës pronash.
Rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 lekë për metër katror. Rritjen më të madhe të çmimeve e kanë Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit dhe Yzberisht me 76%, pasi nga 65 mijë Lekë/m2, tashmë çmimi i ri ka shkuar në 114.650 Lekë/m2.
Ndërsa zona me çmimet më të larta të referencës vijon të mbetet ajo e ish – Bllokut, e cila me çmimet e referencës të 2016-s, 190,000 Lekë/ m2.