Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë.
Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se janë përplasur tre automjete, teksa drejtuesit e tyre u dërguan në spitalin e Korçës.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por dyshohet për shkak të parakalimit të gabuar dhe reshjeve të shiut.
Një prej automjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.