Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi tha në një intervistë për Euronews Albania se zbulimi i bimëve narkotike në repartin ushtarak të Zall Herrit është një rast u paprecedentë për FA.
Sipas tij papërgjegjshmëria në këtë rast shkon në nivelet më të larta, duke nisur nga ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm që nuk kanë bërë asnjë reagim lidhur me rastin.
“Është një rast i paprecedentë për FA dhe për një vend anëtar të NATO. Kjo ka edhe një fillesë, nuk dua të nxjerr përgjegjësinë, por ministri i Mbrojtjes dhe shefi i shtabit nuk kanë vepruar edhe pse ka kalua një ditë nga operacioni.
Kemi individë drejtues që nga 2013 i kanë dhënë këtij pushteti dhe janë shpërblyer me detyra të larta edhe jashtë vendit. Nuk mund të tolerohet, këtu ka një papërgjegjshmëri të niveleve të larta”, tha Gjunkshi.