Nxirrte diploma false për nxënësit, pezullohet nga detyra drejtoresha e gjimnazit në Pogradec

Shqipëria

Nxirrte diploma false për nxënësit, pezullohet nga detyra drejtoresha e gjimnazit në Pogradec

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Drejtoresha e shkollës së mesme ‘Çërravë’ në Pogradec, Valentina Meçe, është pezulluar nga detyra mbi akuzën se falsifikonte dokumentet e nxënësve.

48-vjeçarja, banuese në fshatin Buças, bënte diploma false për nxënësit e kësaj shkolle, kundrejt përfitimeve personale, shkruan noa.al.

Ndaj saj janë caktuar masat:

“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, thuhet nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat