Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia teksa lëvizte i dehur dhe me kallashnikov me vete, në qendër të Libofshës.
Në momentin që personi në fjalë pa efektivët e policisë, hodhi armën në kanal dhe tentoi të largohej.
Ai u arrestua nga shërbimet e policisë dhe nga verifikimet e kryera rezultoi se 40-vjeçari në momentin e arrestimit, ishte në gjendje të dehur, rrethanë e cila rrit rrezikshmërinë e posedimit të armës së zjarrit.
Arma e zjarrit dhe fishekët luftarak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, nga shërbimet e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.