I zuri soleta poshtë, detaje nga ngjarja në Qerret ku humbi jetën 55-vjeçari

Shqipëria

I zuri soleta poshtë, detaje nga ngjarja në Qerret ku humbi jetën 55-vjeçari

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Shaban Shehu rreth 55 vjeç ndërroi jetë këtë të hënë pasi u zu poshtë solete së një banese në Qerret. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Kloida Gjuzi, 55-vjeçari së bashku me Albert Rroshin 27 vjeç kanë qenë duke punuar e duke prishur soletën e një godine të vogël pas banesës së Shaban Shehut.

Për fat të keq soleta e rrëzuar i zuri të dy poshtë. Shaban Shehu pati dëmtime të rënda dhe pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar ai ndërroi jetë, ndërsa Albert Rroshi ka pësuar dëmtime më të lehta dhe është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Shaban Shehu rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin Albert Rroshi, 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve.

Shtetasi Shaban Shehu (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi Albert Rroshi është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat