Një operacion i kryer në zonën e pedonales Lungomare në Vlorë, ka sjellë arrestimin e një personi të armatosur.
Ndërsa policia i është vënë në ndjekje një personi të dytë.
Ende është e paqartë motivi i arrestimit të këtij personi, por ka dyshime se i përket një grupi kriminal.
Sipas gazetarit të "Ora News", Elton Qyno, personi ende i paidentifikuar është ndaluar në ambientet e një pastiçerie ku gjatë kontrollit fizik i është sekuestruar një armë zjarri.
Sapo është arrestuar personi është shoqëruar në policinë e Vlorës dhe më pas drejt Tiranës.
Ndërsa një person i dytë që ndodhej me të në tavolinë është larguar me vrap.
Policia është në aksion e sipër për arrestimin dhe të personave të tjerë.