Sekser për të përfituar një apartament/ Zbardhet arsyeja e konfliktit mes djalit të anëtares së KLP dhe ndërtuesit në Vlorë!

Shqipëria

Sekser për të përfituar një apartament/ Zbardhet arsyeja e konfliktit mes djalit të anëtares së KLP dhe ndërtuesit në Vlorë!

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku Rei Meta, djali i anëtares së KLP qëlloi me grusht për vdekje biznesmenin 55-vjeçar, Armando Meshaun.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 33-vjeçari Rei Meta kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë.

Sipas News24 i riu kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta dhe për punën që do bënte do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi në Vlorë.

Por, 33-vjeçari nuk e kishte mbaruar punën si sekser dhe 55-vjeçari e kishte zgjidhur çështjen me lidhje të tjera. Por 33-vjeçari pretendonte se ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe për këtë arsye nisi edhe konflikti mes tyre.

55-vjeçari kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe ditën e sotme u përballën në një kancelari në Vlorë aty konflikti verbal degradoi në dhunë fizike, ku si pasojë 55-vjeçari humbi jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat