Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë të organizuar “Rënia e euros, fituesit dhe humbësit”, tha se të gjitha kursimet e qytetarëve në euro janë zhvlerësuar në mënyrë dramatike.
Ai theksoi se nëse nuk shkohet tek rrënjët e problemit “na pret rrokullisje më e madhe”.
“Nëse nuk shkojmë tek rrënjët e problemit na pret rrokullisje më e madhe, narkoeuro e shuan Bankën. Të gjitha kursimet e qytetarëve në euro janë zhvlerësuar në mënyrë dramatike. Tu shkohet në rrënjë problemeve, kur të çrrënjoset këtë klan mafioz trafikantësh në pushtet.
Përdor pushtetin vetëm e vetëm për të mbrojtur interesat e klaneve të drogës e krimit në Shqipëri”, tha ish-kryeministri Berisha.