Arben Ahmetaj "bëhet i gjallë" nga arratia, del me kërkesën urgjente ndaj SPAK

Shqipëria

Arben Ahmetaj "bëhet i gjallë" nga arratia, del me kërkesën urgjente ndaj SPAK

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 11:39
Arben Ahmetaj

Gazetari Edison Vatnikaj ka zbuluar se ish-numri 2 i qeverisë “Rama”, Arben Ahmetaj nga arratia kërkon kthimin e pronave të sekuestruara nga prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale të kryera nga ish-Zëvendëskryeministri i Shqipërisë.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, SPAK njofton se ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror:

“Sekuestro preventive mbi 6 pasuri nga të cilat 4 apartamente  në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj, si dhe 2 llogari bankare të po këtij shtetasi, në shumën 124 300 Euro”.

Ndaj Ahmetajt ka një urdhër-arresti ndërkombëtar me masë shtrenguese “Arrest në burg” për veprat penale: “Shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat