Në tregun e këmbimit valuator, të enjten monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.21 lekë dhe këmbehet me 94.21 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 103.78 lekëve, ose 0.57 lekë më shumë se të mërkurën.
Me 0.42 lekë, pozitat i forcoi edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 120.18 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0.50 lekë dhe këmbehet me 107.88 lekë, shkruan Atsh.
Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera pësuan rritje.