Grushtoi për vdekje 55-vjeçarin në qendrën e internetit, Gjykata merr vendimin për Metën

Shqipëria

Grushtoi për vdekje 55-vjeçarin në qendrën e internetit, Gjykata merr vendimin për Metën

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 10:05
Rei Meta dhe Armando Meshahu

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë vendos “arrest me burg” për Rei Meta për akuzën “vrasje nga pakujdesia”.

Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë. Prokuroria kishte kërkuar arrest në burg, vendim që është pranuar nga Gjykata.

Konflikti për një shumë parash i kushtoi jetën 55-vjecarit Armando Meshahu në Vlorë pas një sherri me grushte me të riun Rei Meta.

Mesditën e së hënës, Meta ka pohuar se është takuar rastësisht me 55-vjeçarin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte ofenduar dhe shtyrë i pari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat