Në Shqipëri, policia njoftoi se gjatë kontrolleve të territorit, kryesisht në zonat veriore të vendit, janë zbuluar dhe asgjesuar afro 21 mijë rrënjë bimë kanabis sativa.
Operacioni, në të cilin u angazhuan 6 mijë forca policie, u shtri në Malësinë e Shkodrës, në Lezhë, Krujë dhe Tropojë. Të paktën 10 persona u shpallën në kërkim ndërsa një tjetër u arrestua.
Sasia më e madhe e bimëve narkotike të kultivuara, u zbulua në Malësinë e Shkodrës, mbi 15.700 rrënjë. Afro 1900 rrënjë u gjetën në zona malore me terren të vështirë në Krujë e pothuase e njejta sasi dhe në Lezhë. Ndërsa në Tropojë u asgjesuan afro 1400 rrënjë.
Prej kohësh aksionet e policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike, janë shtrirë në të gjithë vendin. Falë monitorimeve nga ajri me drone apo bashkëpunimit me Guardia di Finanza-n italiane, sipërfaqe të shumta të mbjella me bimë narkotike janë zbuluar dhe në terrene të ështira. Fundjavën e kaluar, policia njoftoi se kishte asgjesuar rreth 17 mijë bimë kanabis, ndërsa 12 persona u arrestuaa dhe 10 të tjerë u proceduan penalisht.
Zbulimi i sasive të mëdha të bimëve narkotike të ultivuara është vetëm njëra anë e medaaljes, sepse , nga ana tjetër rezulton që fenomeni mbetet ende mjaft i përhapur dhe me shtrirje të gjerë, pavarësisht se çdo vit autoritetet angazhohen për përpjekje të forta për çrrënjosjen e tij.
Pak ditë më parë u njoftua se ishte zbuluar një parcel më 125 rrënjë kanabis në brendësi të territorit të një reparti ushtarak në Zall-Herr, në afërsi të Tiranës. Në flagrancë për shpërdorim të detyrës, u arrestua shefi i seksionit të sigurisë dhe dy specialistë, ndërsa u proceduan penalisht dhe katër të tjerë, mes të cilëve dhe Komandanti i repartit.
Më pas, Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë, vendosi lirimin e mënjehërshëm nga detyra për 4 ushtarakë të përfshirë, si dhe propozoi që një masë e tillë të merret dhe për 10 të tjerë, pjestarë të forcës Tokësore dhe të Policisë ushtarake./voa