Temperatura deri në 37 gradë, moti për sot

Shqipëria

Temperatura deri në 37 gradë, moti për sot

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Territori i Shqipërisë përgjatë gjithë 24 orëshit do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime të përkohshme të vranësirave të cilat parashikohet të theksohen në orët e pasdites, ku më të dukshme do të jenë në Lindje të vendit tonë. Por vranësirat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat