Shoferja humb kontrollin dhe përplaset me makinën e parkuar, mjetet shpërthejnë në flakë

Shqipëria

Shoferja humb kontrollin dhe përplaset me makinën e parkuar, mjetet shpërthejnë në flakë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar mbrëmë në Korçë, ku për pasojë dy makina kanë shpërthyer në flakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr. Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat