Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie.
Madje, për të është bërë edhe pezullimi nga detyra.
Bëhet fjalë për Dejvi Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit.
Mesohet se një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë, Toska.