Aksident në minierën e Bulqizës, plagosen tre persona

Shqipëria

Aksident në minierën e Bulqizës, plagosen tre persona

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në minierën e Bulqizës.

Shkak dyshohet se është shpërthimi i gazit, ndërsa ngjarja ndodhi në nivelin e 17 të minierës.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre minatorët Rrahim Karaj, Asllan Çakalli dhe Trifon Snalla.

Sipas burimeve minatorët kanë pësuar djegie të rënda të gradës së tretë. Ata janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Fillimisht punëtorët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë, ku nga pamjet shihen familjarët e shqetësuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat