U dënua me rreth 3 vite burg, Jeton Lami ankim në Gjykatën e Apelit

Shqipëria

U dënua me rreth 3 vite burg, Jeton Lami ankim në Gjykatën e Apelit

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 14:46
Jeton Lami

Jeton Lami Pasi gjykata e Lezhës e dënoi ish policin Jeton Lamin me 2 vite e 10 muaj burg ky i fundit i është drejtuar me një ankim Gjykatës së Apelit. Ai nuk është dakord me dënimin e dhënë nga gjykata e Lezhës.

Jeton Lami në argumente shton së kërkon pafajësi nga vepra penale e shpërdorimit të detyrës.

Kjo vepër penale i është atribuar për shkak së ai shoqëronte shume të kërkuarin Ervis Martinaj për të cilën ka dalë edhe në pamje filmike.

Por në argumentet e përdorura Jeton Lami pretendon se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas tij për këtë fakt në dijeni vendosen eproret e tyre dhe kjo gjë nuk i është komunikuar  oficerëve të tjerë.

Pavarësisht se prokuroria e Lezhës ka tentuar disa herë për ta marr në pyetje në lidhje me fatin e Ervis Martinaj Lami nuk ka pranuar të bashkëpunojë me akuzën.

Ervis Martinaj 1 vit më parë u denoncua nga familjarët për humbje të kontakteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat