Kapet me 1.7 kg kanabis në banesë, arrestohet 41 vjeçari në Fier

Shqipëria

Kapet me 1.7 kg kanabis në banesë, arrestohet 41 vjeçari në Fier

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit për kultivim dhe prodhim droge.

Arrestimi i 41 vjeçarit vjen pasi policia gjeti në afërsi të banesës së tij në fshatin Varibob, 17 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve, policia gjeti edhe 1.7 kg lëndë narkotike kanabis brenda në banesë.

41 vjeçari akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat