Megaopreacioni anti-drogë në Vlorë/ Mes të arrestuarve, 2 ukrainas, nën hetim edhe një zyrtar i policisë

Shqipëria

Megaopreacioni anti-drogë në Vlorë/ Mes të arrestuarve, 2 ukrainas, nën hetim edhe një zyrtar i policisë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me megaoperacionin anti-drogë të zhvilluar në Vlorë nga Policia Shqiptare, Guarda di Finanza dhe DEA amerikane.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se gomonet me të cilët trafikantët do të bënin shkëmbimin e drogës në det, janë nisur rreth orës 19:00 të pasdites nga Patoku.

Veliera është me flamur ukrainas, nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik, 18 milje nga laguna Patokut.

Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara, teksa në hetim mësohet se është edhe një zyrtar i lartë i policisë.

Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat