Një i mitur është plagosur teksa ka qenë duke luajtur dhe aksidentalisht është rrëzuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Pogradec në Liqenin e Ohrit. 16-vjeçari u transportua në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI:
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, një 16-vjeçar duke luajtur, është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina, në liqenin e Ohrit, Pogradec.
Ky shtetas u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.