Inceneratori i Tiranës, PL: Veliaj, përgjegjësi kryesor i aferës korruptive. SPAK të marrë masat!

Shqipëria

Inceneratori i Tiranës, PL: Veliaj, përgjegjësi kryesor i aferës korruptive. SPAK të marrë masat!

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 14:05
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një deklaratë për mediat foli për inceneratorin e Tiranës.

Sipas tij përgjegjësi i mega aferës korruptive është kryebashkiaku i Tiarnës, Erion Veliaj, teksa shtoi se ka dhënë firmën e tij pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak. Sakaq i bën thirre SPAK-ut të marrë masa dhe të marrë si të pandehur Veliajn.

Deklarata e plotë:

Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për mega aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës. Heshtja e Erion Veliajt tregon qartë përfshirjen e tij drejtpërdrejtë tek inceneratori i Tiranës.

Firma e tij në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak, duke dhënë miratimin për studimin e fizibilitetit e bën atë përgjegjësin e drejtëpërdrejtë të kësaj afere korruptive.

Erion Veliaj në bashkëpunim me drejtorët e tij është i përfshirë drejtëpërdrejtë në procedurën për dhënien me koncesion të inceneratorit të Tiranës, i cili vazhdon të vjedhë cdo ditë qytetarët e Tiranës.

Erion Veliaj dhe stafi i tij i ngushtë janë tërësisht të lidhur me koncesionin 30-vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Nga dita e parë që ky projekt mafioz filloi të zbatohej.

Erion Veliaj është përgjegjës për çdo pagesë që ka kryer Bashkia e Tiranës sepse ka qenë në dijeni të plotë që shërbimi që ofrohej nga inceneratori i Tiranës nuk ishte shërbimi që ishte parashikuar në kontratë. Por, Erion Veliaj vazhdon të paguajë 29 euro për ton.

SPAK duhet të ndalë sa më parë pagesat e Bashkisë së Tiranës dhe të gjithë bashkive të qarkut për një shërbim që nuk merret. Cddo ditë që kalon rëndon mbi xhepat e qytetarëve të Tiranës.

SPAK duhet të marrë sa më parë të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pasi çdo ditë që kalon këto veprime kriminale të kryera drejtëpërdrejt nga Erion Veliaj vazhdojnë të dëmtojnë çdo ditë qytetarët e Tiranës.

Inkurajojmë SPAK-un që të shkojë sa më shpejt të Erion Veliaj që së bashku me Edi Ramën kanë ideuar skemën korruptive të inceneratorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat