Arrestimet e SPAK sa i takon koncesionit për sterilizimin për Sali Berishën janë lëshuar kur ka urdhëruar kryeministri Rama. Koncesioni e sterilizimit, Berisha e konsideroi një aferë ku përgjegjës është dyshja Rama-Beqja.
Koncensioni i sterilizimit dhe arrestimi i zyrtarëve të ministrisë së shëndetësisë ka qenë në qendër të konferencës së përjavshme të Sali Berishës. Duke e konsideruar si vjedhja e dytë e shekullit, kryetari i komisionit të rithemelimit në PD bëri përgjegjës dyshen Rama-Beqja.
“Autorë kryesorë absolut dhe mbështetësi kryesor i vjedhjes së dytë të shekullit, përkatësisht Ilir Beqaj dhe Edi Rama, janë të paprekshëm dhe mbi ligjin. Duke vlerësuar çdo akt të zbatimit të ligjit, duke e konsideruar legjitime të gjitha urdhër-arrestet e lëshuara nga gjykata me kërkesë të prokurorisë për aferën, unë uroj që qytetarët shqiptarë të mos pengojnë degëzat që të shohin trungjet. Se kjo do të ishte një katastrofë,”-tha Sali Berisha kryetar i komisionit të rithemelimit në PD
Gjendur në këto kushte, Berisha kishte një thirrje për qytetarët.
“Kemi të bëjmë me një drejtësi me regji ndaj dhe duhet të ngrihemi. asnjë popull nuk do të toleronte afera të tilla. është në dorën tonë të rivendosim ligjin, shtetin ligjor duke larguar këtë organizatë kriminale nga pushteti,”- tha Sali Berisha kryetar i komisionit të rithemelimit në PD.
Po ashtu ai i është përgjigjur edhe kryeministri Rama i cili më herët i konsideroi arrestimet e SPAK, suksese të Partisë Socialiste.
“Deri më sot arrestimet janë të dirigjuara nga Rama. Këto vendime janë mbajtur në sirtar dhe janë lëshuar vetëm kur ka urdhëruar Edi Rama”,- tha Sali Berisha kryetar i komisionit të rithemelimit në PD.
Berisha u përgjigj edhe një bashkëpunimi të mundshëm me Lulzim Bashën për një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 24 shtatorit të Kukës.
“Me Lulzim Bashën ka aleancë aq sa ka me Taulant Ballën”,- tha Berisha.
Në garën e Kukësit, Berisha deklaroi se do të shkojë në koalicion me partinë e lirisë, por nuk përjashtoi as parti të tjera.