Turizmi kulturor, çdo vit po merr një rëndësi të veçantë. Në Mallakastër, në Parkun arkeologjik Bylis vizitat e turistëve nuk kanë munguar gjatë gjithë këtij sezoni.
Megjithatë ende duhet shumë punë për të pasur vëmendjen e merituar. Shkaku kryesorë është mungesa e infrastrukturës rrugore .
Sipas banorëve të zonës dhe jo vetëm parku arkeologjik por edhe krahina është lënë tërësisht jashtë vëmendjes se institucioneve
Ndërkohë që për turistet e huaj , Shqipëria është një vend i bukur por ka nevoje për një infrastrukture me funksionale.
Parku arkeologjik Bylis është një ndër sitet unike ne Shqipëri ku dallohet veçanërisht për densitetin e larte te monumenteve me mozaik.
Ai është një ndër gurët e çmuar të arkeologjisë shqiptare që ka interesin e shumë turistëve vendas e të huaj, ndaj përmirësimi i infrastrukturës , që ka qene një problematike shumëvjeçare , është domosdoshmëri.
Punimet qe po kryhen në rrugën qe lidh autostraden Levan- Tepelene, me qytetin antik pritet ti japin një hov te mëtejshëm zhvillimit te turizmit për ta kthyer ne një ndër destinacionet turistike me te preferuara te turizmin kulturor dhe arkeologjik.