Alban Daci: Basha do mbetet i paprekur nga sulmet e drejtësisë

Shqipëria

Alban Daci: Basha do mbetet i paprekur nga sulmet e drejtësisë

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 19:07
Lulzim Basha

Politologu Alban Daci është shprehur se Lulzim Basha do të mbetet i paprekur nga sulmet e drejtësisë për shkak të rrethanave historike që ka.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nëse Basha nuk do të ishte imun ndaj drejtësisë nuk do e sfidonte Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën në vetting.

“Basha ka rrethanat historike që do të mbijetojë dhe do të mbetet i paprekur në këto ngjarje për shkak të pozicionit të tij, dhe një ndër sfidat që ka Basha është vettingu në politikë, ku tre liderët e tjerë nuk kanë guxim as ta përmendin.

Nëse Basha nuk do të ishte imun nuk do të sfidonte treshen tjetër në për vetting”- tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat